Politika

“Ndërtojmë të njëjtën të ardhme”/ Von der Leyen: Mbështes plotësisht hapjen e negociatave me Shqipërinë

Mbështes plotësisht dhe i qëndroj propozimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tha presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

”Procesi i pranimit ofron një mundësi unike për të promovuar dhe shkëmbyer vlerat tona thelbësore dhe interesat”, thekson ajo.

”Dua të riafirmoj perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe shoh një rol të rëndësishëm në reformën e vazhdueshme të proceseve në të gjithë rajonin. Ne ndajmë të njëjtin kontinenti, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe të njëjtat sfida. Ne do të ndërtojmë të njëjtën të ardhme së bashku”, shton Ursula von der Leyen në gjashtë përparësitë e BE-së gjatë presidencës së saj.

Sipas Von der Leyen gjashtë përparësitë e BE-së gjatë viteve 2019-2024 janë:

1. Një marrëveshje e gjelbër europiane
2.Një ekonomi që funksionon për njerëzit
3. Një Europë e përshtatshme për epokën dixhitale
4. Mbrojtja e mënyrës europiane të jetesës
5. Një Europë më e fortë në botë
6. Një shtytje e re për demokracinë europiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button