Rajoni

LONDËR – BE 194 milionë euro grante për projekte në Ballkanin Perëndimor

Rreth 120 pjesëmarrës nga Komisioni Europian, institucionet financiare EIB, EIF, EBRD, CEB, KfW, WBG dhe AFD, donatorë bilateralë nga shtetet anëtare dhe Norvegjia, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (ECS), WB Kompania e Zhvillimit dhe Inovacionit (WB EDIF), përfituesit e Ballkanit Perëndimor dhe Japonia morën pjesë në takimin e 21-të të Komitetit Drejtues të Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) në Londër.

Në takim u morën të dhëna për arritjet e Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) gjatë 10 viteve të fundit dhe finalizoi punën e të ashtuquajturit WBIF 2.0 për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e këtij organizmi.

Austria, Gjermania, Luksemburgu, Norvegjia dhe Polonia premtuan një grant shtesë prej 8 milion eurosh që do të jetë në dispozicion për ndihmë teknike dhe grante investimesh, ndërsa Komisioni Europian do të shtojë 14 milion euro për ndihmë teknike WBIF deri në maj të vitit 2020.

WBIF SC aprovoi 194 milion euro në asistencë teknike dhe grante investimesh për projekte në sektorët dixhital, energjetik, mjedis dhe transport.

Komisioni Europian, BERZH-i dhe EIB nënshkruan dy marrëveshje për të mbështetur programin e Këshillave për Biznes të Vogël në Ballkanin Perëndimor (15 milion euro) dhe Programin Rajonal të Efikasitetit të Energjisë (30 milion euro).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button