Rajoni

Bullgarët besojnë në BE, por nuk besojnë në euro

Bullgarët janë ndër evropianët me besim më të lartë në Bashkimin Evropian, tregon një studim i Eurobarometrit. 60% i kanë besim organizatës ndërkombëtare, ndërsa 25% – nuk i kanë. Para Bullgarisë për nga ky tregues janë vetëm shtetasit e Lituanisë – 66% dhe danezët – 63%. Më i ulët është besimi ndaj BE-së në Britaninë e Madhe – 29% në sfondin e besimit mesatar në BE prej 43%. Ulja e besimit të evropianëve ndaj bashkësisë për vitin 2019 është 1%, derisa në Bullgari dhe në Rumani besimi është rritur me 5%. Pyetjes nëse ndihen qytetarët të BE-së vetëm 56% e bullgarëve thonë – po. Rezultatet për nga ky tregues janë më të ulëta vetëm në Itali, Britaninë e Madhe dhe Greqi, derisa në Luksemburg, Spanjë dhe Gjermani mbi 82 për qind prej të anketuarve ndihen evropianë. Bullgarët janë ndër evropianëve më skeptikë ndaj euros. Vetëm 39% e përkrahin, ndërsa 41% nuk miratojnë valutën e përbashkët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button