Home / Arte / I “rrëmbeu” fitoren Elvana Gjatës, Arilena Ara jep mesazhin e parë, i përmend të gjithë, përveç…

I “rrëmbeu” fitoren Elvana Gjatës, Arilena Ara jep mesazhin e parë, i përmend të gjithë, përveç…

Arilena Ara ka dhënë mesazhin e parë pas fitores mjaft të komentuar në Festivalin e 58 të Këngës në RTSH.

Ndonëse këto ditë post-festival është komentuar shumë për çmimin e parë, për të cilin ishte përfolur si fituese Elvana Gjata, si dhe për mënyrën e votimit të jurisë, Arilena nuk është ndalur aspak këtu, duke mos dhënë asnjë përgjigje të sajën.

Ajo ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e saj, por ajo që bie në sy është fakti se mes shumë personazheve, Ara nuk ka përmendur në asnjë rresht Alekta Vejsiun, që doli hapur në krah të Elvana Gjatës, dhe drejtoren artistike të festivalit, Vera Grabockën.

Ja mesazhi i Arilenës:
Çfarë Emocioni.. Falenderoj gjithë superskuadrën time, bashkëpunëtorët e mi që kanë qenë pranë meje gjithmonë, pa kushte.
@darkodimitrov OUR MUSIC. I love You❤️
@lindon.b per çdo ndjesi timen përsonale të artikuluar në vargje.
@rezartaskifteri për artin qëndisur në karakterin tim!
@makeupbylilili motra ime, që udhëton gjithmonë nga ana tjetër e botës vetëm për ti dhënë shkëlqim portretit tim!
@ergyszhabjaku që lexoi “ulërimën” time në ktë këngë dhe e solli në jetë përmes fotografive.
Faleminderit @florentboshnjaku për frymëzimin dhe profesionalizmin në ktë eksperience të jashtëzakonshme.
Maestro @mariodeda për dashurinë që dedikove në çdo tingull, notë.
Orkestra profesioniste e Rtsh, mirënjohëse! “SHAJ”

Leave a Reply

%d bloggers like this: