Bota

Rusia: Marrëdhëniet e mira me SHBA-në, të pamundura

rusia-marr-euml-dh-euml-niet-e-mira-me-shba-n-euml-t-euml-pamundura_hdKryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka thënë për një televizion amerikan, se ‘rregullimi’ i marrëdhënieve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i ‘pamundshëm’, përderisa sanksionet ndaj Rusisë vazhdojnë të zbatohen.

“Sigurisht që jo. Është e pamundur”, është shprehur Medvedev, kur është pyetur gjatë intervistës dhënë për CNBC, nëse marrëdhëniet ruse me SHBA-në, do të mund të rregullohen, derisa vazhdojnë sanksionet.

Në një deklaratë lëshuar nga qeveria ruse, sot, Medvedev ka thënë se sanksionet e SHBA-së ndaj tyre janë ‘destruktive’.

SHBA, ka zbatuar disa raunde të sanksione ndaj Rusisë, duke e dënuar atë për përfshirje në konfliktin në lindje të Ukrainës, për aneksimin e Krimesë në mars dhe për dërgimin e trupave të saj dhe mjeteve për të ndihmuar separatistët pro-rusë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button