Home / Bota / Kina, Irani dhe Rusia do të mbajnë stërvitje të përbashkët detare

Kina, Irani dhe Rusia do të mbajnë stërvitje të përbashkët detare

Ministria e Mbrojtjes e Kinës njoftoi të enjten nisjen e një stërvitjeje të përbashkët ushtarake detare me Iranin dhe Rusinë në Gjirin e Omanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Stërvitja ushtarake, e cila do të zhvillohet midis 27 dhe 30 dhjetorit, synon të “thellojë shkëmbimin dhe bashkëpunimin midis marinës së tre vendeve”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Wu Qian, para gazetarëve në Pekin të enjten.

Qian tha se me këtë stërvitje ata synojnë të tregojnë vullnetin e mirë dhe aftësinë për të mbrojtur bashkërisht sigurinë dhe paqen detare në botë.

Gjiri i Omanit, i cili lidh Adenin dhe Gjirin Persik, përdoret si një rrugë e rëndësishme e transportit të naftës dhe gazit.

Rajoni herë pas here përfshihet nga tensione.

Leave a Reply

%d bloggers like this: