Politika

Rama: Nga janari nisin qendërzimet, do fshijmë nga faqja e dheut banesat e mjeruara

Por për këtë Rama tha se e nevojshme është edhe ndihma e organizatave: “E dyta, ndihma që mund të japë Marini, Arbri që kanë fonde, është që t’i bindin banorët të afrohen me njëri tjetrin që të krijojmë qendërzimet. Sepse kështu edhe fëmijët nuk duhet të ecin me km për të shkuar në shkollë, apo për të moshuarit që duan të shkojnë në spital, dhe me qendërzimet kjo do i eleminojë këto probleme. Pra do ti kenë afër të gjithë, ndërkohë që pronën në fshat nuk ua prek njeri, aty do e kenë”.

“Thumana është një zonë shumë kritike nga struktura e vet urbane dhe sociale dhe me këtë ndërhyrje mund të bëhet një pikë e rëndësishme referimi, nëse ne do arrijmë të bëjmë këtë qendërzim, në këtë proces ne duam të fshijmë nga faqja e banesave këto banesa. Janë 2156 banesa të mjeruara.

Organizatat kanë një rol të rëndësishëm për komunikim me njerëzit që kjo është gjëja më e mirë, është shumë e rëndësishme kjo që po them,
besoj që do jemi gati që ne mes të janarit të kemi filluar thirrje për oferta, sepse sa më shumë ne do kërkojmë aq më shumë do kemi mundësi të marrim çmimet më të arsyeshme.

Siç ndodh sot që ,e pronarë apartamentesh që kanë rrit qiratë, tani s’kemi ca bëjmë ndodh që njerëzit të bëhen dhe peshkaqen, por ne nuk duhet të lejojmë që të na ndodhë me këtë proces”, tha kryeministri më tej.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button