Kronika

Aksident në Korçë-Pogradec, 5 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi te Maliqit.
Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa mësohet se janë plagosur 5 persona.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 30.12.2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në hyrje të Maliqit, janë përplasur mjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen E.B., dhe mjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin Gj.M, rreth 26 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe 3 pasagjere, konkretisht shtetaset E.T., D.T., të dyja pasagjere në mjetin tip “Golf” dhe shtetasja L.Sh, pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button