Rajoni

Gazi rus do të hyjë në Bullgari përmes Turqisë, jo përmes Rumanisë

Rreth 5% do të ulet çmimi i gazit rus për konsumatorët bullgarë për shkak të ndryshimit të pikës hyrëse të furnizimeve të gazit nga Rusia, tha Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova.

“Bulgargaz” dhe “Gazprom Export” kanë arritur marrëveshje për pikën e re hyrëse të gazit rus në territorin bullgar. Që nga 1 janari i 2020-ës do të përdoret tubacioni “Stranxha 2” në vend të pikëve hyrëse “Isakça” dhe “Negru Voda”.

Me këtë ndryshim Bullgaria do të kursejë mbi 35 mln. euro nga taksat e transmetimit në Itinerarin Transballkanik.

Efekti i pritur ekonomik është arsyeja për këtë ndryshim që do të sjellë kushte më të favorshme për konsumatorët bullgarë. “Bulgartransgaz” do të vazhdojë të transmetojë gaz natyror deri në Greqi dhe Maqedoni të Veriut, nënvizoi Petkova.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button