Home / Kronika / Policia zbardh ngjarjen e Patosit, arreston dy autorët e dyshuar

Policia zbardh ngjarjen e Patosit, arreston dy autorët e dyshuar

Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në datë 30.12.2019 ku në fshatin Dukas, Patos, dy shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër, si dhe ka arrestuar dy autorët e dyshuar.

Policia e Shtetit sqaron se “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi A.H se dy persona kanë qëlluar në drejtim të tij me armë zjarri, organizuan punën dhe bën të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasve:A. G., 34 vjeç, banues në Patos. V. L., 34 vjeç, banues në Patos. Arrestimi i këtyre shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, në fshatin Dukas, Patos, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A.H, 60 vjeç, banues në Patos. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, një gëzhojë dhe dy fishekë.”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë “.

Leave a Reply

%d bloggers like this: