Bota

65 vite tension SHBA-Iran/ Një histori marrëdhëniesh të vështira mes dy vendeve

Në 1953, agjencitë amerikane dhe britanike të inteligjencës orkestruan një komplot për të rrëzuar kryeministrin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Iranit, Mohammad Mossadeq. Lideri laik, kishte tentuar të nacionalizonte industrinë iraniane të naftës.

Shahu i Iranit, Mohammed Reza Pahlevi, i mbështetur nga SHBA, u detyrua të largohej nga vendi më 16 janar pas muajsh demonstrata dhe protesta kundër sundimit të tij në 1979. Dy javë më pas, lideri islamik Ajatollahu Khomeini u kthye nga azili. Pas një referendumi u shpall republika islamike e Iranit.

Ambasada amerikane në Teheran u sulmua në nëntor 1979 dhe pengjet amerikane u mbajtën për 444 ditë. 52 pengjet e fundit u liruan në janar 1981, ditën e inaugurimit të presidentit Ronald Reagan.

Më pas vjen skandali Iran-Contra në vitet 1985-1986. SHBA kish dërguar në mënyrë të fshehtë armë në Iran, në këmbim të ndihmës së Teheranit për të liruar pengjet amerikane që mbaheshin nga militantët Hezbollah në Liban. Fitimet, ishin kanalizuar në mënyrë ilegale drejt rebelëve në Nikaragua duke krijuar një krizë politike për Reganin. Në 1988 një avion iranian pasagjerësh qëllohet nga një luftanije amerikane duke i marrë jetën 290 personave në bord. SHBA tha se Airbusi A300 ishte ngatërruar me një avion ushtarak.  Ndërsa në 2002, presidenti amerikan George Bush, denoncoi Iranin si pjesë e aksit të së keqes, bashkë me Irakun dhe Korenë e Veriut. Fjalimi shkaktoi shumë zemërim në Iran.

Gjatë dekadës pasuan tensionet për programin bërthamor të Iranit dhe sanksionet. SHBA e akuzon Iranin për një program klandestin armësh bërthamore, çka Irani e mohon. U duk se dicka e mirë po vinte në vitet 2013-2016, kur lidhjet u ngrohën pakëz dhe presidenti amerikan Barak Obama, bisedoi me presidentin e moderuar Hassan Rouhani, e para bisedë telefonike e këtij niveli në më shumë se 30 vite. Më pas erdhi marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe një grupi fuqish botërore, SHBA, Britani, Francë, Kinë, Rusi dhe Gjermani. Por gjithcka u përmbys nga presidenti Donald Trump në maj 2018, kur ky i fundit doli nga marrëveshja dhe riktheu sanksionet mbi Iranin. Marrëdhëniet SHBA-iran, përkeqësohen dhe SHBA dërgon luftanije në gji për shkak të atyre që i quan të dhëna shqetësuese të lidhura me Iranin. Dhe në maj e qershor të 2019, regjistrohen shpërthime në gjashtë cisterna nafte në gjirin e omanit. SHBA akuzon Iranin.  Ndërsa më 20 qershor, forcat iraniane rrëzojnë një dron ushtarak iranian mbi ngushticën e hHmuzit. SHBA tha se ishte në ujëra ndërkombëtare, Irani tha se ishte në territorin e tij. Nga këtu e tutje, nuk mund të flasësh më me siguri, për asgjë….

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button