Home / Kronika / Arrestohet shqiptari në një hotel me 5 yje! Armë, drogë/ 32-vjeçari, super i kërkuar nga policia!

Arrestohet shqiptari në një hotel me 5 yje! Armë, drogë/ 32-vjeçari, super i kërkuar nga policia!

32-vjeçari shqiptar akuzohet për trafik dhe shpërndarje droge ndaj më parë ishte dëbuar nga shteti fqinj, por nëpërmjet dokumenteve fals, kishte gjetur mënyrën për të hyrë sërish në Itali.

Marrja e gjurmëve të gishtërinjve zbuloi se ai ishte person në kërkim.

Forcat e rendit e shoqëruan në aeroportin e Fiumicinos, për ta kthyer në Shqipëri. Më pas do të denoncohet në prokurori për mashtrim me gjeneralitete false ndaj forcave të rendit.

Pas dënimit  të parë që kishte marrë në moshën 19 vjeç për krime të rënda, saktësisht rrëmbim me qëllim të zhvatjen e vazhdueshme, dëmtim personal, mbajtje armësh. Më vonë ai kishte filluar veprimtarinë e tregtimit të drogës në disa qytete në veri të Italisë, ku u arrestua disa herë. Gjithashtu ai akuzohet për shkelje të shumta të masave të sigurisë “arrest në shtëpi”  të miratuara ndër vite në ngarkim të tij.

Nisur nga kjo gjykata urdhëroi dëbimin e tij nga territori italian

Leave a Reply

%d bloggers like this: