Kronika

Zbardhja e dënimit/ Salianji: Gjyqtari Gjermeni ka falsifikuar faktet

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji në një dalje për mediet paraqiti ato që i cilësoi prova shkresore duke akuzuar gjyqtarin Artan Gjermani, se jo vetëm ka dhënë një dënim pa asnjë provë, por ka falsifikuar edhe faktet.

“Vendimi i djeshëm nuk ka asnjë provë, asnjë fakt dhe asnjë linjë logjike se si ka bashkëpunim mes personave që nuk njihen. Gjyqtari e pranon në vendim që ne nuk kemi njohje të mëparshme, pranon dhe që mes meje apo dhe gazetarit Olldashi, nuk ka komunikime dhe asnjë kontakt dhe asnjë njohje me dëshmitarin e sajuar Alizoti”- tha Salianji.

“Një nga faktet e falsifikuara në vendimin e gjykatës është mos dorëzimi i materialit origjinal”, ka thënë Salianji, duke shtuar se “në vendim është falsifikuar fakti në lidhje me aktin e ekspertimit”.

“Vendimi i Gjermenit i shkruar nga partia, është vendim politik, fjalë për fjalë si pretenca që dha Rama pas publikimit të skandalit Xhafaj.

Njësoj si dënimet për agjitacion dhe propogandë, gjyqtari i partisë thotë që është dëmtuar reputacioni publik i një krimineli të dënuar dhe që sot po kryen dënimin në Itali apo dëmtimi i reputacionit politik të ish-ministrit të brendshëm ndërkohë që menjëherë pas denoncimit, Agron Xhafaj, shkoi për të vuajtur dënimin”, tha Salianji.

Sipas tij, vendimi i djeshëm nuk ka asnjë provë, asnjë fakt dhe asnjë linjë logjike se si ka bashkëpunim mes personave që nuk njihen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button