Bota

BM – Londra zvogëlon stafin e ambasadës në Bagdad dhe Teheran

Britania e Madhe ka ulur numrin e stafit në ambasadat e saj në Teheran dhe Bagdad për shkak të tensioneve të larta në rajon, pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian Qassem Soleimani javën e kaluar.

“Tërheqja e disa diplomatëve është një masë paraprake”, njoftuan mediet lokale përfshirë Sky News.

“Ambasadorët Rob Macaire në Teheran dhe Stephen Hickey në Bagdad do të qëndrojnë në vend”, sipas raportimeve.

“Siguria e stafit tonë është më e rëndësishme dhe ne kujdesemi gjithmonë për gjendjen tonë të sigurisë”, theksoi zëdhënësi i zyrës së jashtme për median lokale.

“Të dy ambasadat tona në Bagdad dhe Teheran mbeten të hapura”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button