Kronika

Emërimi i Xhaferllarit në Kushtetuese/ Venecia pranon kërkesën e mazhorancës

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e mazhorancës e cila ka dërguar për interpretim dekretin e Presidentit Ilir Meta, për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese.

“Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë bëri një kërkesë për një opinion për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” thuhet në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias, në një njoftim që mban datën 30 dhjetor 2019.

Mazhoranca kërkon opinion lidhur me 5 pyetje sa i takon emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë i ftuar në një studio televizive, Presidenti Ilir Meta konfirmoi se “edhe ai do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese”.

“Kjo është një gjë normale. Edhe unë si President do t’i drejtoj pyetjet e mia Venecias për dy emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Gjithçka është një lojë politike, ta fusin Komisionin dhe unë do t’i drejtohem për dy votimet që ka bërë Parlamenti. Unë flas me Kushtetutën e Shqipërisë”, tha Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button