Rajoni

TURQI – Erdogan: “TurkStream” projekt historik

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu rus inauguruan sot zyrtarisht gazsjellësin “TurkStream”, që simbolizon afrimin e tyre dhe do të mundësojë dërgimin në Turqi dhe në Europë të gazit rus.

Gjatë ceremonisë, Erdogan e cilësoi hapjen e këtij gazjellësi, që do të mundësojë çdo vit furnizimin prej 31,5 miliardë metra kub gaz, si një ngjarje historike për marrëdhëniet turko-ruso dhe hartën energjetike rajonale.

“Gazjellësi ‘TurkStream’ është një projekt historik për sa i përket marrëdhënieve dypalëshe si dhe hartën energjetike, për të cilën janë bërë përpjekje të mëdha me Rusinë”, deklaroi Erdogan.

“Falë këtij projekti, 15,75 miliardë metra kub gaz natyror nga 31,5 miliardë do të vijnë drejtpërdrejt në Turqi pa asnjë shtet ndërmjetësues”, shtoi ai.

“Bashkëpunimi i suksesshëm me Rusinë në sferën e energjetike ka tejkaluar çdo lloj sprove, sikurse edhe në fushat e tjera”, shtoi Erdogan duke nënvizuar se po vendoset një rritje e rregullt në tregtinë dypalëshe me Rusinë.

“Asnjë projekt në Mesdheun Lindor, ku nuk përfshihet Turqia, nuk ka mundësi të zbatohet në aspektin ekonomik, kufitar dhe diplomatik”, shtoi Erdogan.

Duke folur për marrëdhëniet me Rusinë, Erdogan tha se kohët e fundit nuk kemi lejuar që dallimet në mendime t’i tejkalojnë interesat tona të përbashkëta.

Duke folur për tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, ai nënvizoi se tensionet mes aleatit tonë, SHBA-së dhe fqinjit tonë Iranit kanë arritur në një pikë që nuk e kemi dëshiruar.

“Partneriteti mes Rusisë dhe Turqisë është riforcuar në të gjitha fushat, pavarësisht përpjekjeve të atyre që kundërshtojnë”, deklaroi nga ana e tij presidenti Putin.

Pas fjalimit të tyre, dy presidentët hapën në mënyrë simbolike rubinetin e gazjellësit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button