Politika

Ndryshimi i sistemit zgjedhor, Basha: Mund të kthehet në alibi për propagandën e Ramës

Edhe pse u shpreh i gatshëm për të diskutuar për ndryshimin e sistemit zgjedhor, kryeopozitari Lulzim Basha theksoi se problemi në Shqipëri nuk është sistemi zgjedhor.
“Kam qenë dhe jam i hapur për të diskutuar me të gjithë qytetarët se cili sistem zgjedhor duhet të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Cilido sistem të zgjidhet do të dështojë nëse nuk garantojmë ndarjen e politikës nga krimi, paratë e pista dhe ndëshkimin e krimeve elektorale nga një drejtësi e pavarur”, tha Basha.
Kreu i Partisë Demokratike paralajmëroi se kryeministri Edi Rama mund të përdorë si shtojcë për propagandë “alibinë se fajin e ka sistemi”.
“Alibia se fajin e ka sistemi fatkeqësisht mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Edi Ramës sipas së cilës të gjithë jemi njësoj, kur në fakt e dimë të gjithë se Shqipëria është në një krizë të thellë politike për shkak të përgjegjësive të këtij kryeministri”, tha Basha.
Sipas Bashës, “agjenda e Edi Ramës është pushteti personal”, por opozitarët janë  “të gatshëm” që t’i japin “këtë vit, një orë e më parë, zgjidhje krizës politike”.
Nderkohe Aleatët historik të demokratëve kanë bërë një hap pas sa i takon kërkesës së tyre të kahershme për ndryshimin e sistemit ne proporcional kombëtar me lista të hapura. Tërheqjen e përkohshme, Dashamir Shehi dhe Agron Duka e justifikojnë me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
“Kemi rënë dakord me idenë e mirë që ky vendim të shërbejë për zgjedhje të parakohshme këtë pranverë. Për hir të kësaj pune po sakrifikohet edhe një sistem që për mua nuk është funksional dhe prej vitesh kam pretenduar me u ndryshu..”, shprehet Dashamir Shehi.
“Edhe nëse do ketë zgjedhje të parakohshme, ndofta nuk premton koha të hyhet në zgjedhje të parakohshme me një sistem të ri zgjedhor”, ka thënë Agron Duka.
Kur platforma e opozitës për reformën zgjedhore të bëhet publike, brenda këtij muaji, prekja e sistemit nuk do jetë e përfshirë, por dy krerët e partive aleate janë të gatshëm edhe për një kompromis më të fortë. Marrjen pjesë në zgjedhje edhe me Edi Ramën Kryeministër.
“Unë mendoj se po. Ndofta prevalent nevoja e zgjedhjeve të parakohshme për zgjidhjen e krizës, nëse ka rezultate konkrete pikërisht në ato kushte që ka pasur opozita. Nuk jam kurrë dakord nëse nuk ka masa konkrete ndaj krimit zgjedhor”, tha Duka.
“Ore unë shkoj edhe me dreqin në zgjedhje, por unë gjykoj që ky njeri deri në fund do të pengoje jo vetëm zgjedhjet por edhe Shqipërinë”, shprehet Shehi.
Kërkesa për një sistem të ri zgjedhor dhe hapjen e listave për ti ulur pushtetin kryetarëve ishte një ndër kushtet kryesore të aleatëve ndaj Lulzim Bashës, por kjo kërkesë duket se do të arkivohet për një fazë të dytë.Anëtarë të Nismës Thurje dhe deputetët Rudina Hajdari e Ralf Gjoni dorëzuan dje në Kuvend propozimin e tyre për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.

Related Articles

Nje koment

  1. Je nje Kot fare z Basha.
    Sistemi ekzistues zghedhor eshte shkaku kryesor qe ne parliament shqipetare ka kriminele. Mbetesh pergjegjes baraz me Ramen per minimin e demokracise.
    Sistemi zgjedhor duhet ndryshuar. Boll me bullshit z basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button