Ekonomia

Energjia nga impiantet fotovolatikë deri në 2MW, ERE ul çmimin në 71.2 euro/MWh

Çmimi i energjisë për impiantet fotovoltaike deri në 2MW është ulur në 71.2 euro megavat/orë. Qeveria vendosi rreth tre vite më parë që të nxiste burimet e rinovueshme të energjisë dhe jo rastësisht metodologjia e llogaritjes së çmimit doli në përfundimin se çdo megavat/orë i prodhuar nga fotovoaltikët do të blihej me 100 euro dhe çdo megavat/orë nga eolikët deri në 3 MË me 76 euro. Ky çmim në atë kohë do të cilësohej si mjaft i leverdishëm çka bëri që të kishte aplikime të shumta për këto lloj impiantesh pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Enti Rregullator i Energjisë do të argumentonte në atë kohë se llogaritja e çmimit ishte kryer në bazë të analizave të marra nga jashtë pasi të dhëna mbi kostot nuk kishte brenda vendit si rezultat i mungesës së projekteve.

Në 2018 ERE nisi shqyrtimin nga e para të çmimit për këto lloj instalimesh duke theksuar se do ta përafronte atë me një kosto më reale pasi tashmë kishte të dhëna të sakta për projektet që ishin zbatuar në vend. Pikërisht rishikimi i metodologjisë me të dhëna të reja nga terreni kanë bërë që ERE të marrë vendimin për të ulur çmimin e energjisë nga impiantet fotovoltaike deri në 2MW me rreth 30 për qind. Nga ana tjetër ERE ka nënvizuar se nuk ka rishikim për pjesën e eolikëve pasi nuk ka asnjë projekt të zbatuar.

“Për sa konstatuar nga informacionet e dërguara në ERE dhe diskutimet e kryera në seancën dëgjimore të zhvilluar në datë 03.06.2019 si dhe duke mbajtur në konsideratë se vlerat totale të investimit janë të përcaktuara në nenin 8 të kontratave respektive dhe nuk ka ndryshime të miratuara nga palët, në zbatim të përcaktimeve të pikës 2 të VKM nr. 369, datë 26.04.2017, u kryen analizat dhe llogaritjet përkatëse për përcaktimin e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga centralet fotovoltaike për vitin 2018

Në lidhje me përcaktimin e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga centralet eolike deri në 3 MË, konstatojmë se nuk rezulton të jetë lëshuar asnjë miratim nga autoriteti shtetëror MIE për këtë teknologji gjatë vitit 2018, ndaj përcaktimi I një çmimi për këtë kategori është i panevojshëm e i pazbatueshëm” thuhet në vendim.

Të dhënat e fundit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë tregonin se deri në shtator ishin nënshkruar 11 kontrata për impiante fotovoltaike deri në 2MW.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button