Home / Politika / Mbyllet seanca e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, Rama: Mirënjohës për mbështetjen ndaj prioriteteve të Kryesisë shqiptare

Mbyllet seanca e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, Rama: Mirënjohës për mbështetjen ndaj prioriteteve të Kryesisë shqiptare

Kryeministri Edi Rama shprehur sot mirënjohjen e tij për mbështetjen  për programin e prioriteteve të Shqipërisë për Kryesimin e OSBE-së për vitin 2020.

Kryeministri Rama, i cili është njëkohësisht Kryetari në Detyrë i OSBE-së mbajti sot fjalën përmbyllëse në Këshillin e Përhershëm të OSBE, në Vjenë, ku u prezantuan prioritetet e Kryesisë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020.

“Më lejoni t’ju rrëfej se pata ndjesinë e pjesëmarrjes në një mëngjes shumë bujar të shkencave politike. Ju i dini mosmarrëveshjet. Ndërsa unë besoj shumë se në fund rëndësi nuk ka në sa shumë gjëra ke arritur të biesh dakord, por sa arrin të argumentosh me sjellje të mirë qëndrimin kundër. Kjo është një mënyrë e mirë për të filluar duke synuar të arrish më shumë konsensus”, tha Rama.

“I kam dëgjuar me vëmendje ndërhyrjet. Jam mirënjohës për zërat mbështetës për programin tonë të prioriteteve. Ne nuk po kërkojmë të shpikim ndonjë gjë. Por, në duam të sigurohemi se gjërat bazë vazhdojnë të jenë në vëmendjen tonë. Themelet e kësaj organizate nuk janë gërryer nga erërat e forta të kohës. E rëndësishme është bashkëpunimi dhe inicimi i rrugës së duhur”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

Ne, theksoi Rama, “do të bëjmë më të mirën me qëllim që pikëpamjet tuaja të pasqyrohen ashtu siç duhet. Ky është vetëm fillimi i një bisede të gjatë dhe si kryesues i organizatës prioritetin e vendos në dialogun në të gjitha nivelet, në Vjenë, Tiranë dhe mes meje dhe udhëheqësve të tjerë”.

Rama nënvizoi se, “asnjë nuk duhet të jetë i shqetësuar se duke qenë se unë jam i pozicionuar qartë si Kryeministër i Shqipërisë, nuk do të jemi në gjendje t’i kuptojmë ata të cilët kanë pikëpamje shumë të ndryshme prej nesh. Ne do t’i dëgjojmë me respekt. Unë besoj se arsyeja për këtë qëndrim është vetëm se në këtë mënyrë ne mund të sjellim ndryshimin. Në këtë mënyrë ne mund të tërheqim vëmendjen dhe shpresoj se kështu do të arrijmë t’i bindim ata të cilët na konsiderojnë si një vend shumë pro Amerikan”.

“Ju falënderoj. Ishte një përvojë e këndshme unike që isha këtu dhe ju dëgjova. Më vjen keq të largohem se më duhet të ndjek programin, por ne do të dëgjojmë të regjistruar çdo gjë të nevojshme”, përfundoi Kryeministri Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: