Kronika

Vrau kunatën me sopatë në Paskuqan, arrestohet Erdet Çapoku

Bëhet me dijeni se kur Erdeti u nda me të dashurën nisi të konfliktohej me kunatën për orenditë shtëpiake, mosmarrëveshje që duket se u shuan kur kunata i dha orenditë që ai donte.

Mesa duket i riu nuk mundi kurrë ta falte faktin që e detyruan të ikte nga shtëpia, ndaj e përndiqte dhe filmonte sistematikisht kunatën dhe vajzën e saj 18-vjeçare. Nënë e bijë, ato punonin në një fabrikë këpucësh.

Më pas, filmimet në fjalë ia dërgonte bashkëshortit të saj në burg, çka nxiste konflikt mes çiftit. I burgosuri i hakërrehej së shoqes që të mos dilte kurrsesi nga shtëpia. E gjitha kjo situatë e detyroi kunatën që ta denonconte Eredet Çapokun për përndjekje dhe dhunë, çka solli një urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje. 34-vjeçari e kërcënonte të ndjerën që ta hiqte denoncimin, përndryshe do ta vriste, kërcënim të cilin e finalizoi mbrëmjen e djeshme.

Çapoku ka hyrë me forcë në shtëpinë ku gjendej Enkeleda. Fillimisht ka goditur nënën e saj, e cila ka qenë zgjuar, për të shkuar më pas në dhomën e gjumit ku ka masakruar 39-vjeçaren.

Njoftim/ Tiranë

Kapet në kohë rekord autori i vrasjes së shtetases E. Ç., ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku., i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.

Falë angazhimit maksimal dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë.

Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button