Home / Ekonomia / Presidentja e KE-së: Konferenca e donatorëve për Shqipërinë mbahet më 17 shkurt në Bruksel

Presidentja e KE-së: Konferenca e donatorëve për Shqipërinë mbahet më 17 shkurt në Bruksel

“BE është e lumtur të informojë se konferenca e donatorëve për Shqipërinë do të mbahet më 17 shkurt”, deklaroi sot Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin kroat,  Andrej Plenkoviç.

Ursula von der Leyen tha se “kjo konferencë bëhet në kuadër të tërmetit të tmerrshëm që goditi Shqipërinë”.

“Ne duam të ndihmojmë në rindërtimin e Shqipërisë dhe sikurse e thashë, këtë do ta diskutojmë më 17 shkurt”, shtoi ajo.

Edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka konfirmuar po sot se Konferenca e Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj për rindërtim pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të kaluar do të zhvillohet më 17 shkurt 2020 në Bruksel.

Leave a Reply

%d bloggers like this: