Home / Sporti / Italia mund Greqinë, shpallet fituesja e mini-turneun “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”

Italia mund Greqinë, shpallet fituesja e mini-turneun “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”

Në tentativë për të larguar topin, numri katër i ekipit grek, e devijoi topin në drejtim të rrjetës. Sfida ishte shumë e kujdesshme duke u parë qartë dhe lodhja tek dy kombëtaret respektove. Italia fituese ngriti në qiell dhe një kupë në formë simbolike të dhuruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka.

Italia arriti ne finale sot, si fanalistja e pare, pasi sot ajo fitoi ndeshjen me Shqiperine. Pika e 11-metërshit përcaktoi dhe fituesin e miqësores së luksit midis veteranëve të Shqipërisë dhe Italisë. Në finale shkoi Italia e drejtuar nga Giani De Biazi. Ervin skela gjuajti i pari për tanët duke shënuar me një goditje të fortë në anën e majtë të tij ndërsa portieri u drejtua nga krahu tjetër. Carbone ishte i pari që gjuajti për Italianët duke e dërguar topin në rrjetë, portieri Beqaj e kuptoi krahun por nuk arriti që ta ndalonte gjuajtjen e tij.

Klodian Duro “zhgënjen”, tifozët në shkallët e stadiumit “Air Albania”, të cilët mendonin që Duro nuk do ta humbiste penalltinë pasi gjithmonë është konsideruar si një ekspert për gjuajtjet e penalltive. Më pas ishte radha e numrit 11-të e të kaltërve, i cili me një gjuajtje shumë të fuqishme nuk i lejoj asnjë shans portierit Beqaj. Penalltitë regjistruan dhe një episod mjaft interesant. Aliaj  godet topin por topi pritej nga portieri i italianëve, arbitri e sinjalizoi si të parregullt, pasi portieri ndodhej pak më përpara në momentin e gjuajtjes. Pas përsëritjes së penalltisë Aliaj nuk gabon dhe e dërgon lehtësisht në rrjetë. Fitorja kishte firmën e numrit 6-të të italianëve i cili me një gjuajtje teknike dhe të lehtë mundi për herë të tretë portierin kuqezi. Gol që i dha dhe fitoren duke e dërguar ekipin e tij në finalen e turneut.

Sfida e dytë gjysmë-finale nisi me Turqinë dhe Greqinë, në stadiumin “Air Albania”, ku fitorja e Greqise e nxorri ate ne finale. Ndryshe nga ndeshja e parë e cila ishte ajo midis Shqipërisë dhe Italisë, e cila ishte e pasur me shumë intensitet dhe mjaft emocion. Ndeshja e dy kombëtarëve të vendeve fqinjë nisi me ritëm më të ngadaltë. Të kushtëzuar dhe nga mosha por edhe nga koha relativisht e largët e kohës që futbollistët e zbritur në fushë, janë larguar nga futbolli aktiv i luajtur, ishte pak e vështirë nga ana e tyre të dhuronin spektaklin që jemi mësuar të shohim prej tyre. Sidomos në radhën e ekipit të Greqisë e cila kishte në përbërje skuadrën e konsideruar si e artë, e cila në vitin 2004-tër rezultoi surpriza e Kampionatin Evropian të Futbollit duke e fituar atë.

Në minutën e fundit të ndeshjes, një lëvizje e zgjuar e numrit 9-të të ekipit të ekipit të Greqisë arriti që të përfitonte një penallti, disi e diskutuar nga ana e lojtarëve turq. Penalltia u godit nga ish ylli i kombëtares greke, njëkohësisht dhe ish lojtari i Interit, Giorgos Karagounis, i cili me një qetësi vrastare e dërgon topin në rrjetë. Duke e dërguar kështu ekipin e tij në finale, aty ku e preti kombëtarja Italiane, për të na dhuruar në këtë mënyrë një finale luksi midis dy kombëtarëve me eksperiencë të madhe në arenën ndërkombëtare.

Kujtojmë që kjo mini-turne kishte në fokus personat e prekur nga tërmeti, dhe të gjithë paratë e përfituara nga kjo sfidë do të dërgohen në formën e bamirësisë në drejtim të familjeve të prekura. Futbolli kontribuon në këtë mënyrë edhe pse në mënyrë modeste për një situatë tepër të vështirë në të cilën u ndodh vendi ynë pas tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar ku mbetën u regjistruan 51 të vdekur qindra të plagosur dhe mijëra shtëpi të pa banueshme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: