MaqedoniaRajoni

Shkupi, qyteti i pestë në botë për ajrin e ndotur

Me vite të tëra u themi institucioneve se industria ndot shumë më tepër se sa tregohet nga Inspektorati shtetëror i ambientit jetësor. Rezultatet nga të gjitha kontrollet e objekteve industriale se janë në rregull, kurse ne qytetarët shohim tym dhe durojmë ndotjen. Kjo nuk është në rregull. Nuk mund të lejojmë që ata për hesape të veta, të ndotin ajrin dhe rrezikojnë shëndetin – tha Liljana Popovska, Partia “DOM”.

Ministri i Ambientit Jetësor Naser Nuredini tha se nuk është në dijeni sa ton mbeturina në vit hyjnë në shtet për tu përdorur si lëndë djegëse nga fabrikat. Tha se Inspektorati shtetëror i mjedisit nuk pushon, por kërkoi edhe ndihmën e mediave që të detektohen ndotësit më të mëdhenj të ajrit.Nuk është e rëndësishme sasia e mbeturinave që është futur nga jashtë shtetit për djegie. Ata që i përdorin kanë licenca për ta bërë atë, ne i inspektojmë në të gjithë vendin. Mbeturinat më mirë të digjen nëpër vende të kontrolluara se sa të hidhen nëpër fushë të hapur. Nëse dikush nga ju sheh dikë që ndotin ajrin, ju lutem na njoftoni – deklaroi Naser Nuredini, Ministër i Ambientit Jetësor.

Ndërkaq, nga Shoqatat Ekologjike thonë se ndarja e buxhetit të 2020-ës për ndotjen nuk është i mjaftueshëm. Sipas Nevena Georgievskas shteti po vonohet me masat e ndërmarra anti-ndotje.Nuk janë ndërmarr masat për automjetet, për ngrohjen gjatë dimrit, subvencionet që i kanë përmendur gjatë gjithë vitit ende nuk janë definuar. Ndotja e objekteve publike ende ndot, si për shembull Klinika Gjinekologjike në Çair. Kështu që duhet të ndërmerren masat, nga ajo që thuhet shumë pak është bërë – tha Nevena Georgievska, Shoqata Ekologjike “O2”.

Përveç industrisë së rëndë, ambientalistët si ndotës të ajrit e shohin edhe deponinë “Drislla”. Prokuroria Themelore e Shkupit, sot kumtoi se nuk ka gjetur asnjë provë që është kryer vepër penale nga “Drisla” e cila sipas denoncimeve se ka djegur mbeturina mjekësore në mënyrë të paligjshme. Një vit më parë, Ministria Ekologjisë dhe Inspektorati Mjedisit u njoftuan se furra që digjte mbeturina mjekësore dhe materieve tjera të rrezikshme është lënë jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve të filtrit. Pas një muaji u aktivizua, siç u tha, duke respektuar standardet ekologjike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button