Rajoni

Rritet bilanci tragjik! Shkon në 12 numri i viktimave nga fundosja e varkës me emigrantë në Greqi

Ka shkuar në 12 numri i viktimave nga fundosja e vasrkës me emigrantë në Greqi, një bilanc ky që rrezikon të rritet nisur nga fakti që në varkë mendohet të kenë qenë së paku 50 persona, ndërkohë që janë shpëtuar vetëm 21.
Varka u fundos këtë mëngjes në një zonë bregdetare, 13 milje në jugperëndim të Paxos-it.
Sipas informacionit të fundit të RES-EIA, “vetë emigrantët, duke përdorur linjën 112, rreth orës 9.15 të mëngjesit, thërrisnin autoritetet për ndihmë.”
Sipas raportimeve të mediave fqinje, në ishull kanë mbërritur 6 anije shpëtuese dhe 2 helikopterë. Dyshohet se varka ishte nisur drejt Italisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button