Politika

Daçiç-Ramës: Projekti ‘Shqipëri e Madhe’ kërcënim për rajonin. BE të mos heshtë

dacicMinistri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç reagoi sërish sot lidhur me incidentin e ndodhur në ndeshjen Serbi-Shqipëri duke akuzuar Shqipërinë për provokim të hapur ndaj Serbisë në sytë e mbarë botës me valëvitjen e flamurit të Shqipërisë së Madhe, që sipas tij kërcënon Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Greqinë dhe mbarë Europën. Duke folur për agjencinë serbe të lajmeve ‘B92’, Daçiç u shpreh se edhe pse “Serbia meriton kritika për gabime në organizimin e ndeshjes, Shqipëria meriton dënimin më të rëndë për këtë provokim’.

Duke replikuar me deklaratën e bërë një ditë më parë nga kryeministri shqiptar Edi Rama, Daçiç deklaroi se projekti ‘Shqipëri etnike’ nuk është model frymëzimi, por kërcënim për rajonin e Ballkanit.

Ministri serb i bëri thirrje BE të mos heshtë përballë këtij rasti, por të reagojë më mënyrën e duhur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button