Home / Ekonomia / Inaugurohet reparti i ri i kirurgjisë në QSUT, Rama: Çon në një tjetër nivel shërbimet mjekësore

Inaugurohet reparti i ri i kirurgjisë në QSUT, Rama: Çon në një tjetër nivel shërbimet mjekësore

Është inauguruar reparti i ri i kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
“Një spital ultramodern për kirurgjinë”, e thotë kryeministri Edi Rama në përfundim të punimeve.“Pas 90 vitesh në godinën e vjetër në QSUT, kirurgjia shqiptare ka një tempull të ri, ku gjithçka është fjala e fundit e teknologjisë dhe po ashtu organizimi në funksion të pacientit është në nivelin më të lartë bashkëkohor. Spitali i ri “Frederik Shiroka” çon në një tjetër nivel shërbimet mjekësore në Shqipëri”, shprehet kryeministri.

Rama jep edhe disa shifra:

-7 salla moderne operacioni për kirurgjinë e përgjithshme, kirurgjinë speciale dhe urologjinë

-Aparatura mjekesore të teknologjisë së fundit

-Njësi terapie intensive me pajisje bashkëkohore dhe kushte optimale

-Laborator i nivelit të lartë teknologjik

-120 shtreter dhe dhoma me kushte si në spitalet më të mira të Europës për pacientët.

Leave a Reply

%d bloggers like this: