BotaOpinion

Papërfillshmëria e e rrezikshme e Evropës, në Uashington dhe Lindjen e Mesme

Lindja e Mesme është në kaos, por evropianët nuk janë “sehirxhinjtë e pafat”. Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump, për të vrarë udhëheqësin e forcës së pamëshirshme iraniane Kuds, Kasëm Sulejmani, i ka tronditur udhëheqësit e vendeve më të mëdha evropiane.

Përpjekjet e tyre për të shpëtuar Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA), ose siç njihet zyrtarisht marrëveshja bërthamore e vitit 2015, janë duke u venitur qëkur Irani deklaroi më 5 janar, se është duke braktisur që të gjitha kufizimet mbi pasurimin e uraniumit.

Dhe në fakt, nuk kishte gjasa që kjo marrëveshje të mbijetonte, qëkur Donald Trumpi u tërhoq prej saj në vitin 2018. Vdekja e Sulejmanit, ka forcuar ndikimin e linjës konservatore në Teheran. Që në fillim, ata nuk e pëlqyen marrëveshjen bërthamore me fuqitë e mëdha.

Përsa i përket reagimit të evropianëve ndaj vendimit të parlamentit irakian, për të urdhëruar largimin e trupave amerikane nga vendi, shoqëruar me ndikimin në rritje të Iranit në Bagdad,

ata u mjaftuan me ritualin e deklaratave të zakonshme retorike.

Britania, Franca dhe Gjermania, nënshkruese të JCPOA, thirrën një samit të veçantë të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, duke theksuar nevojën e “de-përshkallëzimit”

të situatës, dhe duke shprehur “shqetësimin e tyre” të thellë, një shprehje që në fakt ka zero kuptim.

Por shpërthimi i mundshëm i krizës, që po shpaloset para syve të tyre, është simptomë e një sëmundjeje shumë më të thellë. Dhe pasojat e saj ose do ta trondisin thellë Evropën për shkak të pafuqisë së saj strategjike, ose do ta reduktojnë atë në një objekt të thjeshtë të ndikimeve të jashtme, dashamirëse apo dashakeqe.

Para së gjithash, ajo është simptomë e krizës së thellë ku gjenden sot marrëdhëniet transatlantike. Ajo nuk ka të bëjë vetëm me pikëpamjet e Donald Trumpit mbi NATO-n. Edhe paraardhësit

e tij, kishin shumë rezerva mbi kompetencën ushtarake të anëtarëve evropianë të aleancës.

Çështja është se evropianët, të grupuar kolektivisht në Bashkimin Evropian, nuk duket se

kanë rëndësi për administratën aktuale amerikane.

Njëra nga arsyet, është se si një bllok, evropianët nuk projektojnë dot fuqi në kuptimin e saj tradicional. Ata nuk projektojnë dot as unitet mes tyre, kur bëhet fjalë për një perceptim të përbashkët të kërcënimeve të jashtme. Dhe as nuk mbrojnë dot interesat e tyre.

Në rast se do të arrinin ta bënin këtë, Franca dhe Gjermania, do t’i ishin bashkuar Operacionit Sentinel të SHBA-së, i njohur tanimë si Ndërtimi Ndërkombëtar i Sigurisë Detare, i nisur që në korrikun e vitit 2019, për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimeve ndaj transportit ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit.

Mbrojtja e rrugëve detare të transportit, është jetike për flukset e tregtisë evropiane, amerikane dhe botërore. Por duke e penguar pjesëmarrjen e Britanisë së Madhe në misionin e drejtuar nga SHBA-ja, vendet e tjera evropiane nuk pranuan të anëtarësohen në të, në një kohë që disa u regjistruan në nismën konkurrente të Francës, pa Gjermaninë.

Ndoshta bashkëpunimi në këtë rast me amerikanët, do të kishte dërguar në Iran sinjalin e gabuar:atë që evropianët po anojnë tashmë nga Trumpi. Por mbajtja e një distance të barazlarguar midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, lidhur me debatet mbi marrëveshjen bërthamore, apo e një politikë të veçantë kur Irani sulmon cisternat e naftës, konfirmon se çfarë nuk shkon sot me marrëdhëniet transatlantike.

Pasoja shqetësuese e vrasjes së Sulejmanit, është se ai e lë Irakun edhe më të prekshëm nga ndikimi iranian nga njëra anë. Dhe nga ana tjetër, nëse tërhiqen trupat amerikane, ato mund

t’i japin një shans të artë të ashtuquajturit Shtet Islamik që të riorganizohet.

Sido që të jetë, sovraniteti të cilin parlamenti irakian argumentoi se ishte dëmtuar nga pushtimi amerikan, do të jetë po aq i dëmtuar nga ndikimi i Iranit dhe ISIS-it. Dhe Evropa nuk do të jetë në gjendje të shpëtojë nga spektri i sulmeve terroriste mbi objektivat amerikane, duke pasur më shumë flukse refugjatësh në kufijtë e saj.

Mbi të gjitha, cilët lojtarë do ta bindin tashmë Iranin që t’i rikthehet respektimit të JCPOA, e cila ishte tek e fundit një përpjekje për të frenuar përhapjen e armëve vdekjeprurëse? Një Iran bërthamor, do të ndryshojë konturet gjeostrategjike të rajonit, me Izraelin, Arabinë Saudite dhe Turqinë, sa për të përmendur vetëm disa, që janë të tmerruar nga një skenar i tillë.

Nëse dhe kur trupat amerikane të largohen, stabiliteti i Irakut do të varet në fije të perit. Ndihma ushtarake që Gjermania u dha kurdëve, dhe trajnimi që NATO i bëri ushtrisë irakiane, do të pezullohet. Berlini dhe NATO, e kanë bërë një prioritet sigurinë e personelit të tyre.

Nëse Irani do të garantojë stabilitetin e Irakut, ai me siguri do të kërkojë një çmim të lartë për këtë. Roli në rritje i Teheranit në rajon, dhe mbështetja e tij ndaj grupeve terroriste, nuk duhet t’i gënjejë evropianët – dhe amerikanët – ndaj çdo lloj dyshimi mbi qëllimet e regjimit.

“Në dallim nga administrata Trump, që nuk mund ta pajtojë dëshirën e saj për t’u sjellë ashpër me Iranin, me dëshirën e tij për të braktisur tërësisht rajonin, regjimi iranian ka një strategji. . .dhe qëllimet e saj të dëshiruara:qëndrimi në pushtet e klerikëve, mbajtja gjallë e projektit të tij perandorak në rajon, dhe mbajtja e armiqve të betuar, përfshirë Amerikën, jashtë lagjes së tij”- shprehen Uilliams Burns, president i Carnegie Endowment for International Peace, dhe Xhejk Salivan, bashkëpunëtor në “The Atlantik”.

Me ndikimin në rritje të Vladimir Putinit në Lindjen e Ukrainës dhe Sirisë, përveç ndikimeve të tij përçarëse në Evropë, kriza e re në Irak dhe Iran, mund t’i japë atij një “zar diplomatik” më tepër. Sidomos pasi Donald Trumpi ka shmangur diplomacinë, dhe kur evropianët besojnë ende tek ajo, megjithë mungesën e levave të ndikimit dhe strategjisë. / Carnegie Europe – Bota.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button