Home / Bota / TEKNOLOGJI – Trump: ”Apple” duhet të prodhohet në SHBA

TEKNOLOGJI – Trump: ”Apple” duhet të prodhohet në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se nuk është i shqetësuar për Apple, pas ”zhytjes” së aksioneve të tij në Wall Street dhe pas alarmit të Kinës.

”Apple’ prodhon produktet e saj në Kinë. Kina përfiton nga ‘Apple’ më shumë se ne. ‘Apple’ duhet të prodhohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi presidenti Trump.

Të premten, kolosi ”Apple” u mbyll në bursën e Wall Street-it me 10% humbje.

“Kjo do të jetë prova e vërtetë për Tim Cook”, thanë disa analistë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: