Home / Bota / Me kerkesë të Putinit, Kryeministri Medvedev jep dorëheqjen

Me kerkesë të Putinit, Kryeministri Medvedev jep dorëheqjen

Kryeministri rus Dmitry Medvedev ka njoftuar se jep dorëheqjen së bashku më të gjithë kabinetin kryeministror.
Mediat ruse raportojnë se Qeveria e kryeministrit rus, Dmitry Medvedev, ka dorëzuar dorëheqjen te presidenti Vladimir Putin. Disa agjenci lokale të lajmeve raportojnë se Putin do të vendosë për përbërjen e qeverisë së re.
Interfax, pa e përmendur burimin, tha se Putin e ka udhëzuar qeverinë në largim që t’i kryejë detyrat derisa të formohet administrata e re. Po sipas të njëjtës agjenci, Putin planifikon të krijojë edhe pozitën e zëvendëssekretarit të Këshillit të Sigurisë Ruse dhe se posti do t’i ofrohet Medvedevit.
“Ne si qeveri e federatës ruse duhet t`i japim presidentit tonë të gjithë mjetet e nevojshme për realizimin e masave të kërkuara prej tij. Për këtë arsye, largohemi të gjithë si qeveri, tha Medvdev.
Duke iu drejtuar Asamblesë Federale në 15 janar, Putin propozoi një reformë kushtetuese në Rusi, e cila do të çonte, nëse adoptohej, në shkarkimin e kreut te ekzekutivit nga parlamenti. Reforma megjithatë nuk e vë aspak në pikëpyetje karakterin presidencial të pushtetit në Rusi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: