Home / Kronika / Himarë/ Sekuestrohen 13 kg kanabis, një në pranga

Himarë/ Sekuestrohen 13 kg kanabis, një në pranga

Policia ka arrestuar një persona në Himarë dhe ka sekuestruar 13 kg kanabis.
Në tentativë për t’u larguar dhe për t’i shpëtuar shërbimeve të Policisë, drejtuesi i automjetit “Ford Fiesta” e ka hedhur nga automjeti lëndën narkotike, pranë zonës bregdetare të quajtur “Livadh”, Himarë.
Në ndjekje e sipër, shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen e menjëhershme dhe arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, 26-vjeçarin K. P., banues në Shkodër.

Njoftim/Himarë

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Livadhi”.

Sekuestrohen 13 kg kanabis, vihet në pranga 1 shtetas.

Specialistët për hetimin e narkotikëve dhe forcat operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në qytetin e Himarës po qarkullonte një automjet i dyshimtë, menjëherë kanë organizuar punën, me qëllim bllokimin e këtij mjeti.

Në tentativë për t’u larguar dhe për t’i shpëtuar shërbimeve të Policisë, drejtuesi i automjetit “Ford Fiesta” e ka hedhur nga automjeti lëndën narkotike, pranë zonës bregdetare të quajtur “Livadh”, Himarë.

Në ndjekje e sipër, shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen e menjëhershme dhe arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, 26-vjeçarin K. P., banues në Shkodër.

Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 13 kg cannabis sativa;
• një automjet “Ford Fiesta”;
• një sasi parash prej 2400 eurosh;

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: