Ekonomia

Buxheti faktik 2013- Bushati: Ishte elektoral

a-po-rrezikohet-buxheti_hdKuvendi nisi të enjten shqyrtimin e buxhetit faktik të vitit 2013 në seancën plenare të radhës. Sipas p/ligjit, shkeljet administrative dhe moszbatimi rigoroz i ligjit të buxhetit gjatë vitit të kaluar kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 230 milionë dollarë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, deklaroi në Parlament se keqmanaxhimi i financave publike rriti defiçitin, borxhin publik dhe detyrimet e pashlyera. “Buxheti i vitit 2013 është rast klasik i shpenzimeve publike për efekt elektoral”, deklaroi Bushati.
Deputeti i PS-së vuri në dulje se viti 2013 u karakterizua nga mungesa e likuiditetit në treg dhe kredive bankare për biznesin. Bankat, tha ai, braktisën biznesin dhe financuan defiçitin tregtar. Sipas tij, shkeljet më të rënda janë konstatuar nga administrata fiskale, pra tatime e dogana. Buxheti i shtetit gjatë vitit të kaluar ndryshoi dy herë, duke korrigjuar treguesit fiskalë të programuar në fillimvit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button