Home / Kosova / Thaçi fton sot Kurtin ne ora 12.00 për t’i dorëzuar Dekretin Presidencial të Mandatarit

Thaçi fton sot Kurtin ne ora 12.00 për t’i dorëzuar Dekretin Presidencial të Mandatarit

Pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, presidenti Hashim Thaçi ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00.
Ftesën e sotme drejtuar Kurtit e kanë konfirmuar edhe Zyra e Presidentit, të cilët e kanë mirëpritur gatishmërinë e tij për të bërë hapin e parë drejt krijimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, përmes një video-mesazhi, Kurti ka bërë të ditur se ende nuk kanë arritur marrëveshje me LDK-në për bashkëqeverisje, dhe se janë të gatshëm të kthehen sërish në tavolinën e bisedimeve deri të arrihet marrëveshja.

Leave a Reply

%d bloggers like this: