Kosova

Thaçi fton sot Kurtin ne ora 12.00 për t’i dorëzuar Dekretin Presidencial të Mandatarit

Pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, presidenti Hashim Thaçi ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00.
Ftesën e sotme drejtuar Kurtit e kanë konfirmuar edhe Zyra e Presidentit, të cilët e kanë mirëpritur gatishmërinë e tij për të bërë hapin e parë drejt krijimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, përmes një video-mesazhi, Kurti ka bërë të ditur se ende nuk kanë arritur marrëveshje me LDK-në për bashkëqeverisje, dhe se janë të gatshëm të kthehen sërish në tavolinën e bisedimeve deri të arrihet marrëveshja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button