Home / Ekonomia / Banka Botërore: Ja pse nuk po zhvillohet tregu i sigurimeve në Shqipëri
D03FNN Dusk view of Tirana, the capital of Albania. In the foreground is Rinia Park.

Banka Botërore: Ja pse nuk po zhvillohet tregu i sigurimeve në Shqipëri

Përkundër përpjekjeve të autoriteteve vendase dhe mbështetjes nga donatorët, tregu i sigurimeve në Shqipëri vazhdon të mbetet shumë poshtë potencialeve të tij për shumë arsye, thuhet në një vlerësim  të thelluar për zhvillimet në tregun e sigurimeve në vendin tonë të publikuar së fundmi nga Banka Botërore.

Banka bën përgjegjëse një sërë faktorësh që kontribuojnë në këtë zhvillim të kufizuar. Sipas vlerësimit, Shqipëria vazhdon të ketë një përqindje relativisht të lartë të popullsisë rurale, dhe i mungon infrastruktura që sigurimet t’i shërbejnë me efikasitet.

Më pak se gjysma e rrugëve janë shtruar, dhe më pak se gjysma  e të punësuarve është e deklaruar zyrtarisht. Përdorimi i shërbimeve zyrtare financiare është shumë më i ulët se sa i vendeve të tjera më të njëjtat kushte zhvillimi.

Të ardhurat vjetore nga primet për shtatë nga tetë siguruesit jo-jetë janë nën 20 milion dollarë, dhe nën 15 milion dollarë për gjysmën e tyre.

Këto zhvillime nënkuptojnë më pak burime për zhvillimin e një game më të larmishme të produkteve që reflektojnë më mirë nevojat e konsumatorëve.

Për shembull, përkundër rëndësisë në rritje të bujqësisë, nuk ka asnjë sigurim që të adresojë rreziqet e konsiderueshme që vijnë nga ky aktivitet ekonomik dhe asnjë sigurim që të adresojë në mënyrë specifike rreziqet e tjera të njerëzve të angazhuar në bujqësi.

Për rrjedhojë kur sigurimi i disponueshëm ofron vlerë të ulët të ardhurash, shmangia e shpenzimeve për të mund të duket lehtësisht përgjigjja më inteligjente nga kompanitë. Mungesa e infrastrukturës dixhitale dhe statistikave të besueshme jo vetëm që pengojnë zhvillimin e produkteve, por edhe një qasje më racionale për vlerësimin e kërkesave dhe monitorimin e mashtrimeve, çështje kritike për një marrëdhënie të pjekur midis konsumatorëve dhe siguruesve.

Nga ana tjetër Shqipëria BB vlerëson se Shqipëria ka nevoja imediate për të zhvilluar produktet e sigurimet për shkak se ka ekspozim të lartë ndaj goditjes nga fatkeqësitë natyrore. Sipas të dhënave të EM-DAT gjatë periudhës 1974-2016, përmbytjet kanë krijuar katastrofa të mëdha në Shqipëri. Shpeshtësia e ngjarjeve katastrofike në Shqipëri rezulton me rritje të vazhdueshme.

Vetëm përmbytja e shtatorit 2002 preku 16.971 familje, përmbyti 30,000 ha tokë bujqësore dhe dëmtoi 494 shtëpi me humbje ekonomike të raportuara prej 17.5 milion dollarë. Përmbytja më e fundit ishte Dhjetori 2017 kur më shumë se gjysma e vendit u përmbyt pas ditëve të shiut të rrëmbyeshëm, duke prekur 3.500 shtëpi dhe 10,000 hektarë tokë bujqësore, shkatërrimin e mbi 60 urave, mbylljen e rrugëve kryesore përfshirë autostradën Durrës-Tiranë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: