Home / Kronika / Sulmi me armë ndaj çiftit të bashkëshortëve/ Policia: 2 persona u futën në shtëpi

Sulmi me armë ndaj çiftit të bashkëshortëve/ Policia: 2 persona u futën në shtëpi

Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në kryeqytet janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L.
Policia njofton se 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L.
Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.
Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: