Kronika

Mbledhja e KLP/ Miratohet dorëheqja e kancelares se Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku marrin pjesë vetëm 10 anëtarë, ndërkohë që Besnik Cani mungon për arsye personale.
Siç ishte parashikuar edhe në rendin e ditës u miratua me 10 vota pro projektakti për pranimin e dorëheqjes së kancelares se Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, znj. Rudina Shermadhi.
Kërkesa e saj për arsye familjare.
Po ashtu u miratua unanimisht projekt-akti për komandimin e magjistrates Pranvera Pustina si ndihmës-magjistrate ne Prokurorinë e Përgjithshme për një periudhe 5 vjeçare duke filluar nga dt. 20.01.2020 sipas kërkesës adresuar KLP nga Prokurori i Përgjithshëm.
Miratohet unanimisht projekt-akti për komandimin e magjistrati Ols Dado ne pozicionin e ndihmës-magjistrati ne Prokurorinë e Përgjithshme për një periudhe 5 vjeçare duke filluar nga dt. 20.01.2020 sipas kërkesës adresuar KLP nga Prokurori i Përgjithshëm.
Miratohet unanimisht projekt-akti për komandimin e magjistrati Arens Çela ne pozicionin e ndihmës-magjistrati ne Prokurorinë e Përgjithshme për një periudhë 5 vjeçare duke filluar nga dt. 20.01.2020 sipas kërkesës adresuar KLP nga Prokurori i Pergjithshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button