Home / Bota / FMN: Marrëveshja tregtare SHBA-Kinë do të pakësojë paqartësinë globale

FMN: Marrëveshja tregtare SHBA-Kinë do të pakësojë paqartësinë globale

Drejtorja menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgieva tha se marrëveshja tregtare e fazës së parë midis Kinës dhe SHBA-së do të pakësojë paqartësinë që ka penguar rritjen e ekonomisë globale.

Georgieva tha se FMN-ja do të publikojë një parashikim të rregulluar për ekonominë globale, si një pjesë përbërëse e Raportit të Parashikimit të Ekonomisë Botërore në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, që do të hapet këtë të martë në Zvicër.
FMN-ja parashikon se marrëveshja tregtare do ta mbështesë Kinën në ruajtjen e rritjes së PBB-së rreth 6 për qind këtë vit.
Në tetorin e vjetshëm, FMN-ja uli parashikimin e saj për rritjen globale në vitin 2019 në 3 për qind dhe tha se tensionet tregtare do të ulin nivelin e PBB-së globale me 0.8 për qind, ose 700 miliardë dollarë në vitin 2020.

Leave a Reply

%d bloggers like this: