Kronika

“675 mijë euro kundër integrimit të Shqipërisë”/ Fuga: Siç thotë Basha “kur e shkruan Bild është e vërtetë

“Në 2019, Lulzim Basha tentoi të digjte Shqipërinë duke u justifikuar me artikujt e Bild. Por 2020 filloi me faktet e Bild që bien mbi Lulin dhe PD-në, të cilët paguan mbi gjysmë milionë euro kundër integrimit të Shqipërisë”, deklaroi drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga.

Fuga iu referua artikujve të publikuar nga prestigjozet “Bild” dhe “Times”, në lidhje me lobimin e PD-së në SHBA.

“Jo për gjë, por siç thotë Lulzim Basha ‘kur e shkruan Bild është e vërtetë”. Dhe tani Bild thotë se Basha përdori 675 mijë euro kundër integrimit të Shqipërisë’”, tha Fuga.

Ai tha se “ndryshe nga Lulzim Basha që përdori artikullin e Bild për të tentuar rrëzimin me dhunë të qeverisë legjitime, PD do e rrëzonte me votë liderin që fle, po t’i jepej mundësia e zgjedhjes”. “Sidomos pas artikujve të Bild e Times që thanë haptas të vërtetën qe Luli tenton të fshehë”, shtoi Fuga.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button