Kronika

Hetimet për tërmetin, 7 ekspertë italianë zbarkojnë në Durrës, do të asistojnë prokurorinë

Disa ekspertë italianë (shtatë të tillë) do të ndihmojnë prokurorinë shqiptare në hetimin e pasojave të tërmetit dhe gjetjes së përgjegjësve për dëmtimin apo rënien e godinave më 26 nëntor.

7 hetues italiane janë vendosur në prokurorinë e përgjithshme dhe pritet që ditën e nesërme të udhëtojnë drejt Durrësit, nga ku do të njihen me dosjet e hapura deri më tani për gjetjen e përgjegjësisë mbi rënien e godinave nga tërmeti 6.4 i shkallës rihter vitin e kaluar.

Prej disa javësh tashmë prokuroria ka nisur hetimet për gjetjen e atyre që kanë abuzuar me pushtetin, cilësinë e godinave apo edhe modifikimin e tyre në kohë, çka bëri që më 26 nëntorin e tërmetit, dhjetëra pallate e banesa të shemben, duke i marrë jetën 51 personave. Në Durrës tashmë janë arrestuar dhe dënuar disa ndërtues e zyrtarë të konsideruar si përgjegjës, teksa procesi hetimor ka nisur dhe në qarkun e Tiranës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button