Home / Bota / Kina dhe Gjermania mbështesin multilateralizmin në zgjidhjen e çështjeve globale

Kina dhe Gjermania mbështesin multilateralizmin në zgjidhjen e çështjeve globale

I dërguari i posaçëm i presidentit kinez Xi Jinping, Yang Jiechi, u takua të hënën me kancelaren gjermane Angela Merkel para Konferencës së Berlinit për Libinë. Të dy palët u zotuan të mbështesin multilateralizmin në zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare.

Yang, drejtor i Zyrës së Komisionit për Punët e Jashtme të Komitetit Qendror të PKK-së, kryeson delegacionin e Kinës pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare.

Përballë një situate globale komplekse dhe në ndryshim, Kina dhe Gjermania, si dy vende të rëndësishme të botës, duhet të respektojnë njëra-tjetrën, të forcojnë bashkëpunimin, të zbatojnë bashkërisht multilateralizmin, të bashkohen për të trajtuar sfidat globale dhe të vijojnë të promovojnë një zhvillim të shëndetshëm e të qëndrueshëm të lidhjeve dypalëshe, tha Yang Jiechi.

Duke vënë në dukje se Kina është e gatshme të ruajë shkëmbimet e ngushta të nivelit të lartë me Gjermaninë, Yang tha se pala kineze vlerëson përpjekjen e Merkelit për të nxitur në mënyrë aktive BE-në që të forcojë bashkëpunimin me Kinën.

Kina është e gatshme të punojë me Gjermaninë dhe udhëheqjen e re të institucioneve të BE-së për të çuar përpara partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë-BE.

Nga ana e saj, Merkeli shprehu mirënjohjen ndaj presidentit Xi për dërgimin e një delegacioni në Konferencën e Berlinit për Libinë, duke thënë se ajo vlerëson mbështetjen e Kinës për multilateralizmin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe rolin konstruktiv të Kinës në trajtimin e çështjeve ndërkombëtare dhe rajonale.

Merkeli vuri në dukje që ajo do të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve mes Gjermanisë e Kinës dhe po përgatitet për një varg veprimtarish të rëndësishme politike mes dy vendeve dhe mes BE-së e Kinës që do të zhvillohen këtë vit.

Kancelarja shtoi se ajo do të mbajë kontakte të ngushta me palën kineze për të siguruar që këto veprimtari të kenë rezultate pozitive.

Leave a Reply

%d bloggers like this: