Home / Kronika / SPAK dërgon për gjykim 63 të pandehur/ Sekuestrohen hotele e apartamente të grupit kriminal

SPAK dërgon për gjykim 63 të pandehur/ Sekuestrohen hotele e apartamente të grupit kriminal

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti në 17 janar, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykimin e procedimit penal të disa të pandehurve.

Në njoftimin për shtyp të SPAK bëhet e ditur se të pandehurit akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’, në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë ngritur akuza dhe dërguar për gjykim edhe 38 të pandehur të tjerë, për të cilët vazhdon gjykimi. Deri tani në kuadër të këtij procedimi penal janë dërguar për gjykim gjithsej 63 të pandehur.

Po kështu në kuadër të hetimeve të këtij procedimi janë sekuestruar deri tani me qëllim konfiskimin, pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipërfaqe 300 mijë m2, e cila ka qenë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal.

Gjithashtu janë sekuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5  milionë euro, ndërsa hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: