Home / Ekonomia / Ahmetaj rikthehet si ministër, Milva Ekonomi merr postin e kryetares së Komisionit të Ekonomisë

Ahmetaj rikthehet si ministër, Milva Ekonomi merr postin e kryetares së Komisionit të Ekonomisë

Milva Ekonomi do të pasojë Arben Ahmetajn si kryetare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

Ky i fundit u dekretua si ministër i Rindërtimit vitin e kaluar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Të hënën në seancën e parë të Kuvendit për këtë vit ai është renditur sërish në radhët e ministrave, duke u bërë një më tepër ose i 14-i. Pas një viti mungesë në radhët e ministrave pasi nga 2016- deri në fund të 2018 ishte ministër i Ekonomisë dhe Financave, 2020 e gjen si ministër të Rindërtimit.

Tashmë detyra e kryetares së Komisionit do i përkasë Milva Ekonomit, aktualisht deputete e PS kurse mandatin e parë të qeverisë ‘Rama 1’ ka qenë ministre e  Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.  Ajo u miratua nga Kuvendi në seancën e parë për këtë vit me një shumicë votash.

Leave a Reply

%d bloggers like this: