Home / Kronika / Homazhe për 4 viktimat e ‘21 Janarit’, marshim në heshtje e kurora me lule. Në ceremoni ministra e deputetë, mungon Rama

Homazhe për 4 viktimat e ‘21 Janarit’, marshim në heshtje e kurora me lule. Në ceremoni ministra e deputetë, mungon Rama

Kur sot shënon 9 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ashtu si për çdo përvjetor, familjarë, të afërm të viktimave kanë bërë homazhe në vendin ku ata ndërruan jetën.

Teksa marshonin në heshtje, familjarët vendosën kurora me lule pikërisht në vendin ku u qëlluan Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj, Aleks Nika, ndërkohë që në ceremoni morën pjesë edhe pjesëtarë të kabinetit qeveritar “Rama”.

Ndonëse kryeministri Edi Rama mungoi në ceremoni, pasi ndodhet për një vizitë zyrtare në Ukrainë, në homazhe morën pjesë zëvendëskryeministri Erion Braçe, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, si dhe deputetë socialistë.

Familjarët e 4 viktimave, Ziver Veizit, Hekuran Dedës Faik Myrtaj, Aleks Nikës, kanë patur një takim me zv.kryeministrin Braçe, Ballën dhe gjithë ministrat. Ata kanë përsëritur kerkesën e përvitshme, për vendosjen në vend të drejtesisë së munguar.

Kujtojmë se 4 viktimat morën statusin e “Dëshmorit të Atdheut”. Menjëherë pas vrasjeve, socialistët e vlerësuan ngjarjen si krim shtetëror, ku akuzuan kryeministrin e kohës Sali Berisha si përgjegjësin kryesor. Ministër i Brëndëshëm në atë kohë ishte Lulzim Basha. Ndërkohë që Gjykata e Tiranës, dënoi ish-komandantin e Gardës Andrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për ngjarjen.

One comment

  1. U mbushen 9 vjet nga dita kure ish kryeministri Berisha dhe ministri i brendeshem Basha sic shkruhet urdheruan vrasjen e kater deshmoreve paqesor me duar ne xhep ne bulevardin Deshmoret e Kombit.
    Edhe pse Beisha fillimisht deklaroi se personat i vrau vet opoita e atehershme, sot Pozit, me thika e cadra me helm, me pas prishen provat, nderuan severin, kamerat e tjra prockulla, ne fund Berisha pranoi se i vrau shteti.
    Atehere shtrohet pyetja, Kure drejtesia e re, dote rihap dosjen e 21 Janarit 2011, apo dote vazhdohet me praktiken e asaj drejtesie te vjeter te kooruptuar e
    te dedegjeneruar qe e shkateroi vendin tone me pislleqet qe bente.
    Familjaret dhe shpirtrat e tyre kerkojne nga drejtesia e re, te vihen parapergjegjesis urdherusit e vrasjes se kater qytetareve paqesor me duar ne xhep, ne mes te bulevardit.
    Eshte per te ardhur keq qe ne kete pervjetor, shkaketari kryesor, qe indinjoi qytetaret, qe pane me ze e figure nje koorupsjonin prej 700 mije Erove fitim qe
    dote merte nga nje bizesmen, por qe ish ministri i ekonomis i ndjeri Dritan Prifti sja ralizoi, por e beri publike kete akt koooruptiv.
    Ne vend qe Ilrir Meta ta ule koken se , ishte shkaketari i protestes, kapardiset si kaposhi maje plehut, duke fajesuar Ramen dhe jo Berishen dhe Bashen qe urdheruan vrasjen e kater demostruseve me duar ne xhep.Fatekeqesi qe sot nje person i tille u zgjoth president
    nga mazhoranca e sotme. Asnjeher sesht vone, per te gjukuar shkeljet kushtetuse, ligjet, nga ky kameleon qe ka gati dy vjet qe duket si krytar i LSI, apo opozite se sa si president.
    Me qindra e mijra shqiptaro amerikane ketu ne Amerike dhe besojme edhe neper bote, shpresojme dhe besojme qe drejtesia e re, ndryshe nga ajo e kooruptuara, dote rihap dosjen e 21 Janarit 2011 dhe dote filloi hetimin e personave kryesor qe ishin ish, kryeministri Berisha dhe ish ministri i brendeshem Basha qe sic shkruhet e thuhet , urdheruan vrasjet, manipuluan privat, nderuan serverin kamerat, vetem e vetem te mbulohej krimi makaber.

Leave a Reply

%d bloggers like this: