Rajoni

Greqi, Papulias komenton dhunën në Beograd: Keqardhje, disa duan të shfrytëzojnë sportin

isPresidenti grek Karolos Papulias ka bërë një koment të shkurtër mbi incidentet e shënuara në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Në takimin me zëvendës-ministrin grek për sportin, teksa biseduan për ngjarjen në stadium, Papulias tha se “Disa duan të shfrytëzojnë sportin dhe kjo është për të ardhur keq”.

Presidenti grek shtoi se “ideologjia e sportit duhet të ngrihet mbi situata të tilla”. Greqia mbajti edhe dje një qëndrim lidhur me çështjen në fjalë, kur ministri i Jashtëm Evangelos Venizelos deklaroi se “ngjarjet sportive duhet të jenë ngjarje të miqësisë, të nxisin bashkëpunimin, paqen dhe bashkëjetesën mes popujve e kombeve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button