Bota

Hapet Forumi i Davosit: Ursula von der Leyen, forumi mund të gjejë një sistem më të barabartë ekonomik

Udhëheqësit pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) të këtij viti që u hap në Davos të Zvicrës i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të bashkohet.

Krijuesi i Forumit Klaus Schwab është një prej tyre.

“Tani, pse jam kaq krenar për këtë komunitet, jam sepse ata njerëz besojnë ende me të vërtetë në ndërlidhshmërinë që kemi në botë. Në fakt ne jemi të ndërvarur dhe besojmë në forcën e veprimit. Njerëzit janë gati të punojnë së bashku për të përmirësuar gjendjen e botës.”

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen shprehu shpresën se forumi mund të gjejë një sistem më të barabartë dhe më të vazhdueshëm ekonomik.

Forumi Ekonomik Botëror (WEF) është takimi i udhëheqësve botërorë të ekonomisë dhe politikës.

Në takimin e këtij viti, presidenti amerikan Donald Trump do të jetë zëdhënësi kryesor, një vit pasi u tërhoq nga takimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button