Home / Politika / Presidenti i Izraelit pret Presidentin Meta: Shembulli i popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve!

Presidenti i Izraelit pret Presidentin Meta: Shembulli i popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve!

Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Izrael, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit në një takim nga Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin.

Presidenti Meta e falenderoi homologun izraelit për ftesën për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve për të përkujtuar Ditën e Kujtesës së Holokaustit dhe 75-vjetorin e Çlirimit të kampit të Aushvitz-Birkenau.

“Ndihem krenar që jam kreu i një shteti ku antisemitizmi jo vetëm nuk ka ekzistuar kurrë, por edhe i një vendi ku numri i hebrenjve jo vetëm u shumëfishua gjatë Luftës së Dytë Botërore, por asnjë prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve”, – vuri në dukje Kreu i Shtetit shqiptar.

Ndërsa, Presidenti Rivlin nënvizoi se “shembulli i popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve përbën një model unik për të gjithë botën”.

Presidenti Meta inkurajoi rritjen e investimeve izraelite në vendin tonë.

“Shqipëria ka shumë për të mësuar nga Izraeli rreth përdorimit të teknologjisë, për të nxitur zhvillimin ekonomik. Në të njëjtën kohë, edhe ne kemi shumë për t’iu ofruar investitorëve, si dhe turistëve izraelitë që duan të vizitojnë vijën tonë të mrekullueshme të bregdetit, malet tona të larta dhe vendet tona historike”, theksoi Presidenti Meta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: