Home / Rajoni / Borisov: “Shengeni i Vogël”, nuk është alternativë e integrimit evropian, por mënyrë për arritjen e qëllimit strategjik

Borisov: “Shengeni i Vogël”, nuk është alternativë e integrimit evropian, por mënyrë për arritjen e qëllimit strategjik

“Jemi të bindur se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në kuadrin e Bashkimit Evropian dhe pa to projekti evropian nuk është i papërfunduar”, tha Kryeministri Bojko Borisov në diskutimin “Dialog për Diplomaci për Ballkanin Perëndimor” në kuadrin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Borisovi nënvizoi se “është jashtëzakonisht e rëndësishme që të vazhdohet politika e zgjerimit, sepse ajo është katalizator i reformave tepër të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, të cilat do të stabilizojnë këtë rajon që është me rëndësi strategjike për BE”.

Sa u përket planeve për krijimin e “Shengenit të Vogël” për bashkëpunim regjional, Kryeministri bullgar nënvizoi se ai nuk është alternativë e integrimit evropian, por është vetëm mënyrë për arritjen e qëllimit strategjik.

Leave a Reply

%d bloggers like this: