Home / Politika / Rama niset drejt Berlinit, takim me Kancelaren Merkel në vigjilje të Konferencës së Donatorëve

Rama niset drejt Berlinit, takim me Kancelaren Merkel në vigjilje të Konferencës së Donatorëve

Kryeministri Edi Rama u nis sot për në Berlin, ku do të zhvillojë një takim me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Kryeministri Rama informoi se takimi zhvillohet enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt.

“Për në Berlin për takimin me Kancelaren Merkel, enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt”, tha Rama.

Tre ditë më parë, në 23 janar, Kryeministri Rama zhvilloi një vizitë në Itali, ku u prit nga  homologu italian Giuseppe Conte dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, me të cilët diskutoi për organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Autoritetet shqiptare vlerësojnë se dëmet kapin shumën e 1 miliardë eurove.

Leave a Reply

%d bloggers like this: