Home / Ekonomia / Bypass-i i Fierit drejt përfundimit, Balluku: Mbyllet qarkullimi deri në 1 maj

Bypass-i i Fierit drejt përfundimit, Balluku: Mbyllet qarkullimi deri në 1 maj

Bypass-i i Fierit është drejt përfundimit dhe qarkullimi në të pritet të nisi më 1 maj. Për të mundësuar përshpejtimin e ritmeve të punës, duke e vendosur atë në funksion të plotë të përdoruesve të rrugës përpara fillimit të sezonit veror, Autoriteti Rrugor Shqiptar si dhe kontraktori i punimeve kanë kërkuar mbylljen e përkohshme të tij, deri në përfundim e plotë të punimeve.

Sipas njoftimit për shtyp, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e ARRSH, Ergys Verdho, inspektuan ecurinë e punimeve në bypass-in e Fierit duke bërë të ditur edhe planin e masave, që janë marrë për periudhën në të cilën qarkullimi në këtë segment do të jetë i bllokuar.

Ministrja Belinda Balluku tha se ndalimi i qarkullimit të automjeteve në bypassin e Fierit, deri në përfundimin e plotë të tij, do t’i japë mundësi kontraktorit që të punojë me ritëm më të lartë, por njëkohësisht duke mos rritur edhe kostot. “Sipas të gjitha konsultave dhe duke parë të gjithë nevojën, sigurisht ne mund të vazhdonin t’a linim hapur, por do të humbisnim kohë dhe do kishim kosto më të madhe. Ndaj kemi vendosur dhe ARRSH do të ndjekë gjithë procesin, që bypass-i i Fierit, për tu dorëzuar sa më parë dhe pa kosto shtesë, të mbyllet ditën e hënë në datë 27, për t’i dhënë mundësi kompanisë që të punojë sa më parë për të mbyllur të gjithë problematikat”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, kërkoi mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës, por shtoi se bllokimi i këtij segmenti bëhet me qëllim përshpejtimin e punimeve për përfundimin e plotë të tij.

Sipas grafikut të punimeve, ministrja bëri të ditur se në datën 1 maj ky segment do të jetë i përfunduar në të gjithë gjatësinë e tij dhe i hapur për t’u aksesuar nga të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Do akomodojmë dhe kërkesën e bashkisë së Fierit, për të mos pasur më përmbytje në segmentin nga ura e Hoxhares deri në urën e Semanit.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve. Do t’ju duhet të aksesojnë sërish Vlorën përmes rrugës së Levanit, por kjo është për një kohë shumë të shkurtër, pasi më 1 Maj i gjithë segmenti i bypass-it të Fierit do të jetë totalisht i aksesueshëm në të dyja krahët dhe sipas të gjitha parametrave të sigurisë rrugore për të gjithë drejtuesit e automjeteve”, u shpreh ministrja Balluku.

Leave a Reply

%d bloggers like this: