Home / Bota / Kina do të ndalojë të gjitha grupet turistike dalëse

Kina do të ndalojë të gjitha grupet turistike dalëse

Shoqata e Turizmit e Kinës tha se vendi do të ndalojë të gjitha grupet turistike dalëse që nga e hëna.

Presidenti i Kinës Xi Jinping tha se parandalimi dhe kontrolli i shpërthimit të pneumonisë të shkaktuar nga koronavirusi i ri është aktualisht detyra më e rëndësishme.

Në një takim të nivelit më të lartë të drejtuar nga Xi, u vendos të formojë një grup pune të nivelit kombëtar për mbikëqyrjen e punëve përkatëse.

Pneumonia e koronavirusit të ri shpërthye në fillim në Wuhan, kryeqendrën e Provincës Hubei të Kinës qendrore, dhe më pas u përhap shpejt në mbarë vendin.

Sipas një deklarate të lëshuar pas takimit, Hubei duhet të marrë masa më të rrepta për të parandaluar përhapjen e pneumonisë dhe të garantojë sigurimin e elementeve themelore të jetesës për banorët në Wuhan dhe gjithë provincën.

Qyteti Wuhan ka vendosur të ndalojë automjetet e zakonshme në rrugë prej së dielës, si pjesë e përpjekjeve për frenimin e përhapjes së koronavirusit, me përjashtim të automjeteve zyrtare dhe makinave të lejuara për transportimin e furnizimeve dhe të transportit falas.

Qyteti gjithashtu ka vënë në dispozicion 6 mijë taksi për të siguruar udhëtime falas për banorët vendës. Ata do të ofrojnë shërbime të tilla si shpërndarja e ushqimeve e ilaçeve, si dhe trajtim urgjent mjekësor për sëmundjet pa temperaturë. Autoritetet sugjerojnë që pacientët me temperaturë të transportohen me automjete të posaçme nga Departamenti i Parandalimit të Epidemive.

Në Pekin, Bashkia ka njoftuar se do të pezullojë të gjithë autobusët ndër-krahinor nga e diela për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Deri në mesnatën e 25 janarit, Kina ka raportuar 1 975 raste të konfirmuara të pneumonisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri, 324 e të cilëve në gjendjen e rëndë. Pneumonia ka shkaktuar 56 të vdekur, ndërkohë 49 veta janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali. 26484 veta dyshohen për infektimin, ndërsa mbi 21 mijë të tjerë janë nën vëzhgimin e mjekëve.

Raportohen edhe 3 raste të konfirmuara në Francë, 2 në ShBA, 1 në Australi, 4 në Tajlandë, 2 në Japoni, 2 në Korenë e Jugut, 2 në Vietnam, 3 në Singapor dhe 1 në Nepal.

Krye-eksperti kinez i rrugëve të frymëmarrjes Zhong Nanshan ka konfirmuar se disa lloje barnash do të përdoren për trajtimin klinik të koronavirusit të ri. Ai tha se siguria e barnave është e qartë, por efikasiteti i tyre duhet të konfirmohet më tej. Ai sugjeron gjithashtu që masa më efektive për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë deri tani është zbulimi dhe izolimi i hershëm.

Leave a Reply

%d bloggers like this: